Nerymar-Mbappe mungojnë në Champions? PSG vjen me këtë reagim zyrtar

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Neymar dhe Kylian Mbappe do t’i nënshtrohen testeve mjekësore për të kuptuar gjendjen e tyre fizike.

Të dy lojtarët u dëmtuan gjatë ndeshjeve respektive me kombëtaren e Brazilit dhe Francës, ndërsa momentalisht janë në pikëpyetje për aktivizimin në duelin aq shumë të rëndësishëm në Champions League përballë Liverpoolit, shkruan SYRI.net.

Me një reagim zyrtar PSG konfirmon se Neymar është diagnostikuar me “një tendosje muskujsh”, kurse Mbappe “ka mavijosje në krahun e djathtë”.

“Ata do të trajtohen në një periudhë 48 orëshe për të parë shkallën e dëmtimit”, thuhet në reagimin e klubit.

Neymar u largua pas tetë minutash lojë në ndeshjen e Brazilit kundër Kamerunit, ndërsa ylli i Francës Mbappe u largua pas 30 minutave kundër Uruguait.