Taksa 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës, reagon Përfaqësuesja e Lartë BE

Kosova ka miratuar sot rritjen e taksës me 100 përqind për mallrat e importuar nga Serbia dhe Bosnja.

Për këtë ka komentuar edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ku ka kërkuar që ky vendim të anulohet menjëherë.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, ka thënë ajo.

/A.P/Syri.net/