VIDEO/ ‘15 mijë euro për një dhomë’, lojtari i Anglisë shpërthen kundër stafit të hotelit

Pas përmbysjes së rezultatit të Anglisë në duelin ndaj Kroacisë të vlefshme për Ligën e Kombeve, në rrjetet sociale është bërë “hit” një video me protagonist Dele Alli.

Pas kësaj ndeshjeje, ylli i skuadrës, britanike iu ankua stafit të hotelit ku po qëndronin pasi kërkonte të shkonte në një dhomë më ekskluzive. Bashkë me të ishte edhe bashkëkombësi i tij, Ross Barkley, i cili luan në Chelsean.

Përderisa Barkley nuk flet asnjëherë në videon 36-sekondëshe, bashkëkombësi i tij i drejtohet stafit me zë të lartë, dhe sipas dëshmitarëve dy lojtarët kishin qenë të dehur.

“15 mijë euro. Mendoni se do t’i durojë këto gjepura? Çfarë do të bëni për mua? Unë thjesht... por unë kam një dhomë këtu sonte”, dëgjohet duke bërtitur Alli.

Me këtë fitore, anglezët kanë arritur në gjysmëfinale, kurse Kroacia ka rënë në Ligën B. Kroatët përfunduan në fund të tabelës  me katër pikë dy më pak se Spanja në vend të dytë, kurse Anglia në krye të renditjes me shtatë pikë.