Santos në bisedime me Interin për ta rikthyer Gabigolin

Presidenti i Santosit, Jose Carlos Peres ka konfirmuar bisedimet me Interin për të mbajtur Gabriel Barbosan (Gabigol).

Braziliani rezultoi një dështim te “Nerazzurët”, duke shënuar vetëm një gol, ndërsa në janar i përfundon kontrata e huazimit te Benfica.

“Ne po flasim me agjentët dhe me Interin”, u shpreh presidenti i Santosit.

“Santosi po bën më të mirën për ta mbajtur edhe një tjetër sezon. Ai u rrit në ekipin tonë, ai është golashënuesi jonë më i mirë dhe ka vlerë të rëndësishme për ne”, vijoi ai.

“Ai dëshiron që të qëndrojë këtu”, tha ai.