Trump u përgjigjet pytjeve në lidhje me ndërhyrjet ruse

Presidenti i SHBA Donald Trump ka dërguar përgjigjet e tij me shkrim tek mbrojtësi i posaçëm lidhur me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Avokati i Trump, Rudy Giuliani, tha se disa nga pyetjet e paraqitura nga këshilli i posaçëm, Robert Mueller, kishin shkuar "përtej qëllimit të një hetimi legjitim".

Javën e kaluar, Trump tha se i ishte përgjigjur pyetjeve "shumë lehtë".

Presidenti amerikan mohon fuqishëm çdo bashkëpunim me Rusinë, duke e quajtur hetimin e z. Mueller "një gjueti magjistare".

Të martën, Giuliani konfirmoi se përgjigjet e Trump ishin dorëzuar tek hetuesit, duke shtuar se presidenti kishte siguruar bashkëpunim dhe se ishte koha që ti vinte fundi këtij hetimi.

/Syri.net/A.P/