'Je spiun', anglezi dënohet me burgim të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një student britanik i doktoraturës është burgosur për jetë pasi u shpall fajtor për spiunim në Emirated e Bashkuara Arabe.

Matheë Hedges, 31 vjeç, nga Universiteti Durham, i mohoi akuzat dhe tha se ai kishte qënë duke bërë hulumtime.

Një gjykatë në Abu dhabi e ka shpallur fajtor për spiunim për ose në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar’.

Familja e tij pretendon se vendimi bazohet në një kallëzim të rremë.

Kryeministrja tha se Britania e Madhe po kërkonte takim me qeverinë e emirateve.

Theresa May tha se Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt ishte duke kërkuar një takim me Ministrin e Jashtëm abdullah bin Zayed

z. hunt tha se ishte thellësisht i tronditur dhe i zhgënjyer nga vendimi.

Një deklaratë nga familja thuhet se gjatë 6 javëve të para të burgimit të tij, Hedges është marrë në pyetje pa nëj avokat apo konsulent nga konsullata.

Gjatë kësja kohe, tha familje, atij i ishte thënë të firmoset nëj dokument në arabisht, kur Mattheë nuk di arabisht.

Gruaja e Hedges, Daniela Tejada, që ishte e pranishme gjatë dëgjimit , tha se ishte e shokuar tërësisht.

Ajo tha se qeveria britanike duhet të mbajë një qëndrim tani dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara arabe duhet të ndjehen të turpëruar për një padrejtësi të tillë të dukshme.’/SYRI.NET