Ze Maria përmendet si ‘vjedhës lojtarësh’

Edhe pse është larguar prej dy vitesh nga Afrika, Ze Maria gjithmonë kujtohet te Gor Mahia.

Së fundmi, jo drejtpërdrejt, por nga sekretari i përgjithshëm i Gor Mahias, Ronald Ngala, braziliani është rikujtuar si një vjedhës lojtarësh.

Rasti më i fundit ka të bëjë me zëvendësuesin e Ze Marias, Dilan Kerr, i cili ka braktisur Gor Mahian për një skuadër tjetër afrikane, duke marrë me vete një njohje të vjetër të bardhebluve, Frensis Kahatën.

“Vjedhja e lojtarëve tanë është mëse normale me ish-trajnerët tanë. Ata duan që të firmosin me futbollistët që kanë pasur. Është njëlloj si në rastin e Ze Marias që kur la Afrikën dhe shkoi në Shqipëri, i mbushi mendjen Tiranës që të merrnin Musa Muhamedin dhe Kenet Mugunën”, është shprehur Ngala.

Kujtojmë se Ze Maria la Afrikën për Tiranën dhe u mundua të afronte disa lojtarë te bardheblutë.

Kjo solli edhe një luftë mes bardhebluve dhe klubit afrikan të Gor Mahias që kërcënuan të çonin në FIFA çështjen e Mugunës.

Gjithsesi, bardheblutë paguan paratë për beniaminin e Ze Marias që erdhi në Shqipëri, por rezultoi dështim.