E zyrtarizon Rama: Administrata publike, pushim të premten!

Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit.

Vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Si rrjedhojë e festave të nëntorit (28-29), administrata publike do të jetë pushim të mërkurën, të enjten dhe të premten e ardhshme.