FOTO/ Raporti mjeksor, nxjerr ‘zbuluar’ reperen shqiptare

Tre ditë më parë u përhap lajmi se reperja Baby G ishte kapur në gjëndje shumë të rëndë për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike, ku më pas ishte dërguar në spitalin e psikiatrisë.

Mirëpo këto zëra reperja e njohur i mohoi dje me publikimin e një video ku ajo shfaqet me të atin e saj dhe duke nxjerrë gishtin e mesit e duke folur tha: ’Folin, folin unë qesh qesh’.

Sot, Prive ka siguruar raportin mjekësor të këngëtares, e cila u paraqit në spital në gjendje të rënduar për shkak të lëndëve narkotike.

Në imazhet e siguruara nga Prive thuhet se Baby G ka mohuar përdorimin e lëndëve narkotike dhe ka refuzuar të marrë terapi.