Kapet drogë e madhe në Qafë Thanë

Një sasi e madhe droge është kapur në Qafë Thanë.

Policia e Elbasanit në bashkëpunim edhe me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ndaluar një furgon ku brenda tij është gjetur një sasi e madhe droge.

Në pranga janë vënë disa persona.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me origjinën e drogës dhe destinacionin e saj.