Sërish reshqitje gurësh në Torovicë, shkëmbi bië në rrugë

Një shkëmb i përmasave të mëdha ka rënë sërish nga Mali i Torovicës në rrugën kryesore. 

Por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar.

Policia dhe autoritetet lokale janë nisur drejt zonës, që konsiderohet si tejet problematike nga rënia e shkëmbinjve.

Edhe nje ditë më parë dy shkëmbinj u shkëputën mëngjesin e së martës në Torovicë, duke rënë vetëm 1 metër larg banesës së familjes Përlleshi.