Monstruoze, ther të dashurin, e gatuan dhe ua shërben punonjësve, pasi ai e...

Një grua është akuzuar se ka therur të dashurin e saj dhe më pas ka gatuar pjesë të trupit të tij duke ua shërbyer punëtorëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gruaja e paidentifikuar, kreu vrasjen në shtëpinë e saj në Al Ain, pasi i dashuri i saj prej shtatë vitesh i tha se po planifikonte të martohej me dikë tjetër në Marok, thonë prokurorët.

Sipas zyrtarëve ajo preu trupin e të dashurit dhe përdori një grirës për coptuar mbetjet e tij përpara se ti gatuante dhe t'ua shërbente disa punonjësve pakistanezë që punonin pranë shtëpisë së saj.

Policia filloi të kërkonte viktimën pasi u raportua i zhdukur nga vëllai i tij.

Ai shkoi në shtëpinë e çiftit me shpresën për ta gjetur, por gruaja i tha se e kishte përzënë dhe se nuk e dinte ku ishte.

Policia zbuloi vrasjen pasi gjetën një dhëmb njeriu në grirësen e mishit.

Pas testit të ADN-së u konfirmua se dhëmbi i përkiste viktimës dhe e dashura e tij u arrestua.

Ajo deklaroi se e kishte kryer krimin pa vetëdije dhe se e kishte financuar të dashurin për shumë vite.

Ndërsa pranoi se i kishte kërkuar ndihmë një miku për coptimin e trupit.