‘Shpresoj që Guardiola ta ketë parë ndeshjen’

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, është shprehur shumë i lumtur me debutimin e tij te Kosova, sidomos në këtë moment historik në Ligën e Kombeve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i lumtur po ashtu që popullit i dhamë shumë kënaqësi me këtë fitore”, ka deklaruar portieri i talentuar pas fitores 4-0 me Azerbajxhanin.

“Jam duke parë që të shkoj sa më larg me Kosovën, pasi jam në moshë të re dhe të kemi një të ardhme, një sukses më të madh.

A më ka parë Guardiola? Nuk e di, shpresoj që e ka parë ndeshjen tonë”, ka përfunduar Muriqi, i cili dje luajti si titullar në portën e Kosovës në vend të Ujkanit.