Shorti i EURO 2020/ Ja vazot ku ndodhen Shqipëria dhe Kosova

Mbrëmjen e djeshme u mbyll faza e grupeve e Ligës së Kombeve, e cila pati të veçantat e saj, shkruan Syri.net.

Në bazë të rezultateve dhe renditjeve të ekipeve pjesëmarrëse në kompeticionin më të ri të UEFA-s, u caktuan edhe ndarja e vazove për shortin e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2020.

Shqipëria u rendit e fundit në grupin e saj ku kishte kundërshtar Skocinë dhe Izraelin, ndaj do të bëjë pjesë në vazon e katërt në shortin e EURO 2020.

Kosova, e cila fitoi grupin dhe u ngjit në Ligën C, do të bëjë pjesë në vazon e pestë, duke lënë pas ekipit më të dobëta që ndodhen në vazon e fundit (vazon 6).

E papritura ndodhi me Gjermaninë, e cila duke rënë nga Liga A në Ligën B, njëkohësisht zbriti në vazon 2.

Në shortin e EURO 2020 nuk përjashtohet mundësia që të ketë një përballje Shqipëri-Kosovë, të cilat mund të bien në një grup. Por kjo ndodh vetëm nëse në këtë grup nuk shortohen Serbia dhe Bosnja Hercegovina, pasi Kosova nuk mund të luajë ndaj tyre sipas marrëveshjes me UEFA-n.

Më poshtë mund të shihni ndarjet e vazove për shortin e datës 2 dhjetor për EURO 2020.

/ Florian Behlula / Syri.net /