Kenia, grupi i armatosur rrëmben vullnetaren italiane 23-vjeçare

Një grup i armatosur ka rrëmbyer një vajzë italiane, e cila punonte për një organizatës ndihmash në juglindje të Kenias, tha policia vendase.

Burrat, që ishin me pushkë AK 47 , gjuajtën pa dallim para se të rrëmbenin 23-vjeçaren vullnetare nga njëqëndër tregtare Chakama në Kilifi, rreth 80 km në perëndim të qytetit Malindi.

Pesë vetë, përfshirë tre fëmijë, u plagosën dhe u dërguan në spital.

Arsyeja e sulmit ende nuk është zbuluar, tha Policia.

Megjithatë, sulmi që ndodhi të martën në orën 17:00 GMT potrajtohet si sulm terrorist.

Në këtë zonë ka pasur rrëmbime të të huajve nga fondamentalistët islamikë me bazë në Somali./SYRI.NET