Bixhoz me dashurinë/ Pinki nxjerr zbuluar nënën e rreme të Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai merr përgjigjen e analizave të ADN-së dhe rezulton se Anika dhe Najantara nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Anika telefonon Shivain dhe ai i tregon se po vjen në shtëpi për t’ja treguar. Pinki i jep para Najantarës dhe e përzë nga shtëpia.

Najantara kërkon më shumë para dhe kërcënon Pinkin se do i tregojë të vërtetën Shivait. Kamini viziton Ranvirin në spital dhe e qorton që bëri një veprim të tillë. Ranvir i thotë se duhet ta bënte për të fituar besimin e Priankës.

Në shtëpinë Oberoi vijnë për vizitë mikeshat e Pinkit. Pinki bën sherr me Najantarën në sy të mikeshave. Najantara e kërcënon Pinkin se do i tregojë mikeshave të saj sesi po ja shkatërron jetën djalit. Pinki shtyn Najantarën me nerva.

Najantara rrëzohet në tokë dhe i bie parukia. Pinki tronditet. Mikeshat e saj përqeshin Najantarën. Najantara qan. Ajo kërcënon Pinkin se nuk do e harrojë këtë që i bëri dhe e shtyn. Anika mban Pinkin që të mos rrëzohet.

Ndërkohë Xhanvi dhe halla i bëjnë gati dhomën Omit dhe Gorit. Om e shkatërron dhomën dhe ja bën të qartë Gorit se nuk është gruaja e tij. Gori lëndohet nga fjalët e Omit. Ajo sheh robotin dhe i kujtohet mesazhi që kishte lënë doktori.

Zvetlana e gjen Omin vetëm në dhomë dhe i thotë se nuk e beson që Gori është gruaja e tij. Gori vjen dhe Om i kërkon Zvetlanës privatësi. Ai përkëdhel Gorin ndërsa Zvetlana i sheh. Sapo Zvetlana largohet Om i thotë Gorit se bëri teatër.

Gori i tregon Omit robotin dhe i kujton mesazhin e doktorit. Om gjen një çip brenda robotit. Ata shohin videon kur Zvetlana ndërron fytyrën. Om dhe Gori tronditen. Gori kujtohet që e ka parë Zvetlanën e vërtet në frigorifer.

Ajo largohet nga dhoma për të fjetur diku tjetër por Om nuk e lejon. Ai ka frikë mos Zvetlana e kupton që ata nuk janë çift dhe lejon Gorin të flejë në dhomë me të.

Om fle në dysheme dhe lë Gorin në shtrat. Gori nuk pranon të fle në shtrat dhe shtrihet gjithashtu në dysheme. Zvetlana është e bindur që Om dhe Gori nuk janë të dashuruar dhe vendos ta zbulojë./revistawho