Pas fitores me Uellsin flet Mavraj, ja çfarë thotë...

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Mërgim Mavraj ka folur pas fitores së arritur kundër Uellsit në Elbasan Arena në shifrat 1-0.

Ai ishte më i kritikuari në ndeshjen me Skocinë pasi u ndëshkua me karton të kuq për një veprim antisportiv.

“Ne kishim rastet në pjesën e dytë ata në të parën. Ne kemi luajtur për fitore dhe nuk kemi luajtur për një barazim, me ketë fitore jemi të kënaqur të gjithë.

Besoj se kjo fitore është mire për të gjithë jo vetëm për trajnerin por edhe për tifozët dhe lojtaret është një farë lirie”, u shpreh ai.

/A.P/Syri.net/