FOTO/ Kjo është statistika katastrofë pas pjesës së parë Shqipëri-Uells

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Shqipërisë dhe Uellsit.

Ende nuk është zhbllokuar sfida në "Elbasan Arena" por të besuarit e Panuccit kanë bërë një tjetër paraqitje katastrofë pasi 45 minutat e para nuk kanë krijuar asnjë aksion goli, duke mos goditur asnjëherë në drejtim të portës, shkruan SYRI.net.

Ajo që vlen të theksojmë është që lojtarët kuqezi nuk kombinojnë mirë dhe e kanë të pamundur për të dalë përpara.