Sapo nisi dueli Shqipëri-Uells, por ajo që po ndodh në stadium i shtang të gjithë!

Pas humbjes turpëruese 4-0 përballë Skocisë, tifozët kuqezi kanë refuzuar të ndjekin nga shkallët e stadiumit miqësoren ndërmjet Shqipërisë dhe Uellsit.

Ajo që bie në sy është numri i vogël i tifozëve të pranishëm në “Elbasan Arena”, shkruan SYRI.net.

Sipas raportimeve të fundit në stadium janë më pak se 300 tifozë shqiptarë.

Panucci ka hedhur në fushë një formacion me të cilin kërkon fitoren për të rikthyer optimizmin.