Pyetet për Panuccin, Armand Duka vendoset në siklet dhe jep këtë përgjigje

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur për situatën delikate që po përjeton Kombëtarja shqiptare.

I ftuar në emisionin Rudina në TV Klan, ai dha një përgjigje diplomatike kur u pyet për Panuccin por nuk nguroi të thotë se trajneri ka shumë gjëra për të korrigjuar.

“Te kombëtarja po ndodh një ndryshim brezash. Ata që e kanë përjetuar një emocion, e kanë të vështirë të motivohen sërish. Në futboll, dhe kudo mbahen mend rezultatet. Është e vështirë të flasësh për performancë pa rezultate. Në Izrael, pashë që ka një ndryshim”

Panucci? “Është e vështirë të më kërkosh mua një mendim për Panuccin. Do flas si drejtues, sepse nuk mund ta analizoj. Ka goxha gjëra për të korrigjuar, edhe pse ka dëshirë për të punuar, ka pasur një karrierë të madhe si futbollist.

Synimi? Në pikëpamjen e investimeve, stadiumi Kombëtar dhe shtëpia e futbollit, kanë qenë nga objektivat e mia prej shumë kohësh, por do doja të jetoja edhe një herë pjesëmarrjen e Shqipërisë në një kompeticion të madh botëror.