Ceferin e konfirmon: VAR-i mund të përdoret këtë sezon në Champions

VAR mund të futet në Ligën e Kampionëve që këtë vit. Gjithçka do të ndodh me nisjen e raundeve me eleminime.

Kjo u njoftua nga kryetari i UEFA, Ceferin, gjatë konferencës së përbashkët me Andrea Anjelin në Bruksel.

“Duhet të vlerësojmë 2 aspekte:, atë të arbitrazhit dhe atë teknologjike. Brenda javës do të ketë një vlerësim të përgjithshëm.” u shpreh Ceferin.

Andrea Anjeli replikoi: “Po thua se kjo mund të ndodhë më parë”.

Në këtë rast përgjigja e Ceferin ishte pozitive. Të jemi të qartë, nuk asnjë lajm zyrtar por vetëm një konfirmim i rëndësishëm nga Ceferin. Vitin e ardhshëm është e sigurt, por tashmë pritet që përdorimi i teknologjisë në Ligën e Kampionëve të vij që në raundin tjetër të këtij viti.