Lista e pronave/ Sekuestrohen pasuri të shumta në Vlorë

Pasuri të shumta janë sekuestruar në Vlorë.

Burime nga policia thanë se kanë sekuestruar pasuritë e qytetit me inicialet J. J., pas dyshimeve se ato janë të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J. J., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme :

2 apartamente banimi në lagjen ‘10 Korriku’ Vlorë

2 ambiente shërbimi - dyqan, në lagjen ‘Pavarësia’ Vlorë

2 vende parkimi në lagjen ‘Pavarësia’ Vlorë

6 garazhe të ndryshme në lagjen ‘10 Korriku’ Vlorë

1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.