Qëllon me thikë policin, plagoset agresori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Brukselit, ku një person ka goditur me thikë një polic. Ngjarja ndodhi jashtë një stacioni të policisë.

Sipas CNN ndërhyrja e policëve ka qenë e menjëhershme, të cilët kanë reaguar, duke plagosur sulmuesin.

Agresori dhe polici ndodhen në spital, por jashtë rrezikuar për jetën. Sipas  policisë, deri më tani nuk dihet nëse ka qenë një sulm terrorist.