Llogaritë/ Këta janë dy kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Ligën e Kombeve

Ditën e martë në orën 20:45 Kosova do të presë Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në një sfidë direkte për vendin e parë në grup.

Në rast se Kosova të martën merr një fitore 2-0 atëherë arrin kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kombeve dhe në raundin tjetër do të përballet me Maqedoninë, shkruan SYRI.net.

Në rast se barazon, atëherë Kosova do të përballet me Gjeorgjinë.