ZYRTARE: Shqipëria i shpëton rënies nga Liga C, ja kush bie

Pas humbjes turpëruese 4-0 ndaj Skocisë, Shqipëria më në fund ka marrë një lajm të mirë.

Shqipëria mbeti e fundit në Grupin 1 të Ligës C, por kuqezinjtë e Panuccit kanë shmangur rënien në Ligën D, shkruan SYRI.net.

Grupi i Shqipërisë kishte vetëm tri skuadra dhe kuqezinjtë u përfshinë në listën shtesë të përbërë nga vendet e treta të katër grupeve të Ligës C.

Pas humbjes 2-0 ndaj Norvegjisë, Qipro bie një ligë më poshtë dhe në këtë mënyrë është shmangur dështimi i Shqipërisë.