Orinda Huta flet për mrekullinë që pret t'i ndodhë në jetë

Orinda Huta është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por edhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale për jetën private.

Pak muaj më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Orinda ishte shtatzënë për shkak se në disa foto moderatorja shfaqej me barkun e fryrë.

Rezultoi se ky ishte thjesht thashethem, por Orinda dhe Turi në të ardhmen do kenë një familje të madhe. Kështu tregon Orinda në një intervistë për "Revista Class".

"Me bekimin e Zotit duam një familje të madhe", është shprehur Orinda. E pyetur si e sheh veten si mama e ardhshme, moderatorja është përgjigjur: "Aaaa s'di çtë them...Unë do bëj më të mirën!".

Orinda ka treguar gjithashtu se kur të ndodh mrekullia, lajmin do e thotë pas 3 muajve. "Do presim tre muaj më mirë! Nuk besoj se na ngut gjë. Do kemi kohë për ta shijuar vetë njëherë", është shprehur moderatorja.