VIDEO/ Holanda pranë kualifikimit, shënon dy gola në 5 minutat e fundit të ndeshjes

Holanda ka bërë të pabesueshme pasi në 5 minutat e fundit ka shënuar dy gola duke barazuar rezultatin 2-2 përballë Gjermanisë.

Fillimisht në minutën e 85’ ishte Quincy Promes ai i cili ngushtoi diferencën, ndërsa në minutën e 90’ Virgil Van Dijk barazoi shifrat, shkruan SYRI.net.

Në rast të barazimit të mundshëm atëherë Holanda kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kumbeve duke lënë pas Francë me pikë të barabarta por me golavarazh më të dobët.