E quajti deputetin ‘autik’, reagon ashpër drejtuesja e shoqatës për fëmijë: Alket Hyseni jep dorëheqjen!

Pas gjuhës së përdorur në mediat sociale nga deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka reaguar themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi, duke kërkuar dorëheqjen e deputetit.

Hyseni, pas një akuze të Sali Berishës, iu drejtua deputetit me fjalën “plak autik”.

Zaimi i drejtohet komisionarit për mbrojtjen nga Diskriminimi, e Vasilika Hysit që të reagojnë ndaj fjalorit të Hysenit. “Të mos guxojë me politikan të përdorë gjendjet e femijeve tanë për fyerje”, paralajmëron drejtuesja e shoqatës.

“#AlketHyseniJepniDoreheqjen

 

Nga ky moment e deri sa te behet realitet une do te bej te pamunduren qe ky deputet te jape doreheqjen e te mos jete me perfaqesues i popullit shqiptar dhe i paguar me taksat tona.

Te mos guxoje me politikan te perdore gjendjet e femijeve tane per fyerje.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi REAGO!

Vasilika Hysi te lutem reago ne cilesine e zv/kryetares se Kuvendit

 

European Union in Albania please react!

 

Sot mua e Zela Koka na doli rryli ne seance degjimore te komisionit per arsimin, per

nje buxhet qe siguron mundesi te barabarta per arsim cilesor te femijeve tane.

Pas nje dite te tille, ne vend qe te jesh e qete e te fokusohesh ke femjet e tu, te duhet te merresh me politikane cnjerezore qe hane buke nga taksat e tua dhe qe te shumezojne te gjithe punen me zero”, shkruan Emanuela Pepkola Zaimi .