Shqipëria fitore me përmbysje përballë Maltës, shkëlqen ‘ylli’ i Partizanit

Kombëtarja e Shpresës ka marrë një fitore me përmbysje në miqësoren n ndaj Maltës U-21.

Pas fitores 2-0 në “Selman Stërmasi”, tashmë në takimin e Shkodrës në “Loro Boriçi”, Shpresat fituan 3-2, në një ndeshje me më shumë emocione.

Shefiti kaloi herët që në minutën e 11-të me një skemë të bukur kuqezinjtë, por gjithçka u përmbys nga maltezët, me anën e Brinkat, në minutën 37 dhe 66, gola të cilët erdhën nga përgjumja e mbrojtjes shqiptare.

Sulmuesi i Partizanit, në minutat e fundit, Rubin Hebajn ktheu në gol një penallti, si dhe pas një kundërsulmi, shënoi i vetëm me portierin Vela, duke kthyer përfundimisht ndeshjen në 3-2.