VIDEO/ Roza Lati tenton të puthë me zor këngëtaren e njohur shqiptare, por ndodh ajo që nuk pritej

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, ishte e ftuar në emisionin “Why not” , të drejtuar nga moderatorja Roza lati. Era gjatë intervistës, foli edhe rreth pjesëmarrjen e saj në “Your face sounds familiar.”

Era u shpreh se performancat e saj kanë qenë jashtë kornizave të veta. Madje në një moment, asaj i ishte dashur të puthte në buzë një balerinë.

“Pse dhe ti puthke kështu nëpër emisione?”- e pyeti Roza, së cilës Era ja ktheu :

“Jo unë, ishte ajo tjetra.”

Mirëpo Roza është ngritur nga vendi dhe duke numëruar 1, 2, 3, është vërsulur ta puthë në buzë këngëtaren, e cila e ka refuzuar duke larguar menjëherë kokën.