Fansja postoi FOTO intime të tyre, Ardian Bujupi publikon foton e veçantë

Pak ditë më parë, një fanse e Ardian Bujupit, publikoi disa video kompromentuese, përmes të cilave tregonte se kishte kaluar natën me këngëtarin.

Ajo shihej fillimisht në shtrat, më pas largohej prej aty, dhe filmonte këngëtarin i cili po flinte. Ndërkohë që largohej fansja shkruante “ishalla dalin binjakë”. P

as publikimit të këtyre momenteve intime që shkaktuan një furtunë në internet, ka reaguar edhe këngëtari Ardian Bujupi.

Ai ka publikuar një foto të dy binjakëve në profilin e tij personal në Instagram, pa lënë asnjë koment. Kjo ka shkaktuar të qeshura pa fund në mesin e ndjekësve dhe ka përmbyllur në një farë mënyre fjalët që po qarkullojnë për marrëdhënien e tij me fansen.