Policia gjermane i zë pritë, trafikantit të rrezikshëm shqiptar, e kap me 1.1 milionë euro kokainë

Policia gjermane ka zbuluar gjatë kontrollit të makinave në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, 12.9 kilogramë kokainë me vlerë në tregun r zi 1.1 milion euro.

Droga ishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës, tha të premten prokurori në Ellëangen dhe policia kriminale në Aalen, sipas Albinfo.ch.

Policia e kishte pasur nën vëzhgim prej një kohe të gjatë, shqiptarin 30-vjeçar , anëtar i një bande narkotike nga zona e Aalen.

Në bashkëpunim me kolegët bavarez, makina e shqiptarit u ndalua me qëllim. 30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen.

Në rrethinën e Ludëigshafenit, ai kishte dalë me një identitet të rremë.

Shqiptari ishte anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, janë arrestuar në shtator dhe gjenden në paraburgim.