Rëndohet situata në Dardhë! Bien dy ortekë të mëdhenj, rrezikohen turistët

Për shkak të reshjeve të shumta të dëborës dhe stuhive, dy ortekë të mëdhenj kanë rënë mbrëmjen e sotme në Dardhë të Korçës.

Mësohet se trashësia e borës ka arritur 80 cm deri në 1 metër, ndërsa pas rënies së dy ortekëve janë bllokuar rrugët duke shkaktuar edhe izolimin e dhjetëra turistëve që ndodhen në fshatin turistik.