Pafytyrësia e Edi Ramës! Bën bamirësi duke prishur shtëpitë e shqiptarëve

Dalja e kryeministrit Edi Rama, pak ditë më parë në një studio televizive, ku ai fliste për bamirësi, ngjalli jo pak neveri tek shqiptarët.

Deklarata e Ramës në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, në News 24, ku imami Elvis Naçi dhe këngëtari Sidrit Bejleri kanë marrë përsipër misionin tu vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, krijoi jo pak debat në opinionin publik, dhe me të drejtë lind pyetja si mundet një njeri që po u shkatërron banesat, biznesin dhe jetën shqiptarëve të flasë për bamirësi.

Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale pas emisionit të transmetuar në News 24.

Taulant Halili/ Syri.net