FOTO/ Bieta Sulo rrëfen marrëdhënien me vajzën e Alban Dudushit me gruan e parë

Ajo nuk ka folur kurrë më parë publikisht për marrëdhënien e saj me vajzën e Albanit. Megjithatë Bieta Sulo theu heshtjen ditën e djeshme në emisionin Thumb ku ishte e ftuar. Bieta dhe Alban Dudushi janë bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Kroi Art. Ky është fëmija i parë për Bietën por i dyti për Albanin. Ky i fundit ka edhe një vajzë që quhet Joelle nga martesa e parë.

Bieta ka treguar se me Joelle ka një marrëdhënie të mrekullueshme. Përveç kësaj, Joelle ka afrimitet të madh me Kroin, vëllain e saj të vogël.

“E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që s’kam dashur kurrë të bëj rolin e mamasë. Përkundrazi, jam shoqja e madhe,” është shprehur Bieta.

“Sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesje ndaj saj,” përfundon Bieta.

Për sa i përket planeve për një fëmijë tjetër, ajo tregon se e ka menduar. Gazetarja rrëfen që nëse nuk do të kishte këtë angazhim do e kishte nisur tashmë.

“Ne të dy kemi pasur qejf të kishin 3 fëmijë,” – tregon Bieta, -“2 i kemi, dua dhe një vajzë”.

Ajo tha se ja kujton Albanit të bëjnë një fëmijë tjetër sa është ende energjik dhe ajo me nerva të qeta.