Humbja me Skocinë, e pabesueshme çfarë thotë De Biasi

Trajneri që arriti historinë me Kombëtaren shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur pas humbjes që pësuam mbrëmë ndaj Skocisë, shkruan Syri.net.

Ai ka befasuar disi duke i dalë në mbrojtje trajnerit aktual Kristian Panucci duke u shprehur se nuk kishte ekipin e plotë.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”, deklaroi ish trajneri i kuqezinjve.

 “Nuk ka shumë për të thënë. për fat të keq pësuam gol që në fillim më pas luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me 10 futbollistë. Skocia është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë në përbërje dhe që ishin në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një ndeshje shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”, pranoi De Biasi.

/Syri.net/A.P/