Dubai, sot votohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Shtetet anëtare të Interpol-it po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë.

Mbledhja e përvitshme e Interpol-it ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat një vjeçar.

Agjencia e lajmeve AP shkruan se shtetet anëtare të Interpol-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të kategorisë së kuqe për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte.