Buxheti, Spahiu: Qeveria, asnjë rresht, e jo më lekë për minatorët

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar ndaj braktisjes që qeveria u ka bërë minatorëve në buxhetin e ri të shtetit.

Spahiu shkruan se pavarësisht premtimeve, asnjë prej zërave të buxhetit nuk parashikon kostot për statusin e Minatorit.

“Nuk është faji i askujt, përveçse i të gjithë atyre votave, dhënë një grupi të strukturuar kriminal siç është Rilindja!”, thotë Spahiu.

Ja postimi i plotë

Buxheti i gjashtë që miratojnë, dhe asnjë rresht, jo më Lekë, për minatorët.

Hodhën poshtë propozimin për Statusin me gënjeshtrën e rradhës se çdo gjë do të bëhej brenda vitit dhe ja ku jemi, asnjë zë në buxhet nuk parashikon kostot për Statusin e Minatorit.

Nuk kisha asnjë dyshim që kështu do të ndodhte sepse tashmë i njoh mirë.

Nuk është faji i askujt, përveçse i të gjithë atyre votave, dhënë një grupi të strukturuar kriminal siç është Rilindja!