Grekët çmenden/ I ngrenë bust ekstremistit Kaçifas

Çdo ditë që kalon nxjerr në pah çmenduri greke në lidhje me Kostandinos Kaçifasin, ekstremistin e vrarë në përballje me policinë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Pas ‘zbulimit’ të policit që provokonte Kaçifasin, një tjetër çmenduri ka mbërritur nga Greqia.

Kryebashkiaku i Argos në Peloponez ka vendosur që ti ngrejë një bust ekstremistit që me armë në dorë qëllonte ndaj policisë shqiptare.

Ai i ka propozuar këshillit bashkiak që të miratojnë një vendim për të ngritur bustin e Kostandios Kaçifasit.

‘Kjo është një gjë e mirë për historinë tonë moderne’, është shprehur kryebashkiaku gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, ndërsa ka kritikuar opozitën e cila votoi kundër.

Glorifikimi i ekstremizmit kundër shqiptarëve, vazhdon nga grekët, duke kthyer në hero një njeri që vetëm fati e desh të mos vriste asnjë punonjës policie.

Por pavarësisht nga të gjitha këto, Kaçifas edhe pse ekstremist me armë në dorë është bërë në një hero grek, që nuk ka asnjë lidhje me Greqinë e as me historinë e saj.