FOTO/ Bora e parë në luginën e Valbonës

Pas reshjeve të një dite më parë në juglindje të vendit, bora ka nisur edhe në veri, në luginën e Valbonës.

Administrata e Zonave të Mbrojtura- Qarku Kukës bën të ditur se ka nisur dëbora e parë në Luginën e Valbonës.

Pamjet e bukurisë së bardhë vijnë nga Valbona ku dëbora ka filluar të shtrojë mbi kurorat e pemëve.

E ndërsa, kureshtarët vendas dhe turistë të huaj joshen të hasin nga afër bukuritë e Valbonës mbuluar me dëborë, autoritetet vendore dhe rrugore kanë marrë masat për pastrimin e rrugëve.