‘Panucci, Panucci, va f...’ si u rebeluan tifozët pas humbjes poshtëruese

Shqipëria është duke u turpëruar nga Skocia me rezultat 4:0.

E tifozët nuk janë përmbajtur dhe në kor kanë filluar të kërkojnë largimin e selektorit Christian Panucci, i cili është në listën e trajnerëve më të dështuar që ka patur Kombëtarja.

Madje, TKZ, tifogrupi kryesor, por edhe Plista, kanë nisur koret “Panuçi vaffanculo”, disa herë.

‘Panucci, Panucci, shko në djall’, dëgjohej duke brohoritur i gjithë publiku në ‘Loro Boriçi’, shkruan Periskopi.

Tekniku italian qëndronte pa lëvizur në stol dhe duket se e ka kuptuar që tashmë ai vet duhet të largohet nga drejtimi i Shqipërisë.