FOTO/ Gjuan me kokë kundërshtarin, karton i kuq në ndeshjen Shqipëri-Skoci

Skocia po fiton 1-0 në “Loro Boriçi” përballë Shqipërisë.

Por ajo që bëhet akoma edhe më e vështirë për kuqezinjtë është ndëshkimi i Mërgim Mavarajt me kartonin e kuq.

Në minutën e 20' mbrojtësi kuqezi pasi shkaktoi një goditje dënimi në mesfushë, më pas goditi me kokë kundërshtarin.

Ky gjest anti-sportiv nuk falet nga gjyqtari kryesor i cili përjashton kapitenin e Shqipërisë.