Pak minuta para ndeshjes tifozi skocez përfundon në spital, ja ç'po ndodh në Shkodër

Kur duhen edhe pak minuta nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Skocisë, një tifoz skocez ka përfunduar pa ndjenja në trotuarin e qytetit të Shkodrës.

Sipas raportimeve të fundit shkak i gjendjes të fikti të tifozit është bërë konsumi i madh i alkoolit.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca të cilin e ka transportuar për në spital, shkruan SYRI.net.

Në lokalet dhe ambientet rreth stadiumit, tifozët skocezë kanë marrë këngën dhe me pije në dorë, po festojnë të gjithë së bashku.

Mbi 2 mijë tifozë skocezë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë dhe “Loro Boriçi” pritet të jetë i tejmbushur./ Oldi Mele