VIDEO/ Në 110 vjetorin e Kongresit në Manastir, Meta elektrizon shqiptarët duke valvitur flamurin kombëtar

Presidenti i republikës Ilir Meta, ka vizituar sot Manastirin me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Gjuhës Shqipe.

Kreu i shtetit shqiptar ka elektrizuar të pranishmit që ndoqën veprimtarinë kulturore në Pallatin e kulturës së Manastirit, kur valëviti flamurin kombëtar.

Në Pallatin e Kulturës të Manastirit, Presidenti Meta dhe të pranishmit e tjerë të shumtë ndoqën veprimtarinë kulturore “Manastiri Feston 110 vjet” të organizuar nga Institucioni Kombëtar i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe të Manastirit, drejtuar nga Nuer Asllani.