Vasili: Konet mediatike që u çqepën pas një dekreti

Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shpërthyer sot ndaj gazetarëve të paguar nga qeveria.

Sipas tij, këta gazetarë për të marrë ndonjë investim nga qeveria, po bëjnë të [pamundurën të pastrojnë Edi Ramën nga të gjitha pisllëqet.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se këta gazetrë po shqyhen që të qepin virgjërinë e Edi Ramës.

Ja postimi i tij

Konet mediatike qe u çqepën pas nje dekreti.

Konet e çkrehura mediatike me Laps e pene po çqepen vete qe te qepin virgjerine e shqyer te Edi Rames.... Dhe e bejne edhe per fare pak gje......per miniera, qe vrasin njerez,a koncesione, qe vjedhin te tjere, a tendere, qe grabisin edhe ca te tjere......

Ç'e pyet ,hajdute parimorë mo.....