FOTO/ Maltë – Kosovë, kjo është atmosfera e ‘zjarrtë’ para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Sot në orën 18:00  Malta do të presë përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Pavarësisht distancës së largët, duket që ka interesim të madh nga tifozët ‘verdhekaltër’ për të ndjekur ndeshjen Maltë – Kosovë.

Tifozët “Dardandë” kanë udhëtuar për të përkrahur Përfaqësuesen e cila në rast të fitores do të ishte me një këmbë e kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Kosova pritet të ketë 300 deri 400 tifozë në këtë ndeshje.