VIDEO/ Meta viziton Manastirin, dhuron 110 abetare me rastin e 110-vjetorit të Kongresit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme Manastirin, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Kreu i shtetit shqiptar është pritur me entuziazëm dhe brohorima nga qindra shqiptarë. Në këtë vizitë tij meta është pritur edhe nga ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi

Presidenti Meta vizitoi shtëpinë muze ku i mblodh Kongresi i Manastirit i shoqëruar nga dhjetëra shqiptarë.

Kreu i shtetit shqiptar ndau disa abetare për fëmijët shqiptarë që jetojnë në manastir, me rastin e 110 vjetorit të Kongresit.

‘Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtese historike për shqiptaret te pasqyroje me se miri kontributin e patrioteve shqiptare. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit’, deklaroi Meta.