Trajneri i Portugalisë e zbulon kur do rikthehet Ronaldo

Cristiano Ronaldo shumë shpejt do të veshë sërish fanellën e Portugalisë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me futbollistin e Juventus, trajneri Fernando Santos deklaroi se më vonë mund të ketë një rikthim të CR7 në kombëtare, mbase për fazën “Play off” të kompeticionit.

“Do të shohim në mars nëse Cristiano do të kthehet. Nuk ka asnjë skuadër që ka Ronaldon dhe mund të thotë se nëse nuk e ke në dispozicion, luan më mirë. Ai është lojtari më i mirë në botë, vetëm kjo mjafton. E rëndësishme është që ai të tregojë se është më i miri, shpresoj që ta fitojë dhe Topin e Artë”, tha ai.

Kohët e fundit mediat italiane kanë përfolur se ka pasur edhe një akord mes Santosit dhe Ronaldos për mosgrumbullimin e ish-lojtarit të Realit, në mënyrë që ai të ambientohej më shpejt me Juven.