Dëmtohet ‘ylli’ i skuadrës së Juventusit

Mesfushori i “Zonjës së Vjetër”, Sami Khedira ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës në stërvitje dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Spalit.

“Radio Sportiva” raporton se mesfushori gjerman ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës ndërsa mungesa ndaj Spalit duket se do të jetë e pa evitueshme

31-vjeçari njihet për pësimin e lëndimeve të ndryshme, dhe në këtë stinor është paraqitur vetëm tetë herë në të gjitha garat me skuadrën italiane.