Befason presidentja, nuk kam para për të parë Angli-Kroaci

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovi?, i ka bërë të gjithë për vete në Botërorin ‘Rusi 2018’, me mbështetjen e madhe që ajo tregoi për kombëtaren kroate.

E njohur si një tifoze e zjarrtë, ajo ka befasuar disi duke thënë se nuk beson se do ta shikojë Angli-Kroaci në stadium pasi mund të mos ketë para.

“Ishte ndeshje e bukur, me emocione. I përgëzoj lojtarët dhe trajnerin Daliç. Tifozët brohoritnin pa ndalë, dhe kjo gjë më pëlqente” ka thënë presidentja pas ndeshjes.

 “Nuk e di nëse do të jem të dielën në stadium. Unë do të shkoj për të parë finalet në tenis të Davis Cup, dhe dyshoj se nuk kam mjaft para për të ndjekur edhe këtë ndeshje” ka thënë Kolinda.

/Syri.net/